
Gjykata e Lezhës i heq masën e “arrestit të shtëpisë” ish- deputetit të PS Arben Ndoka. Siç bën të ditur gazetarja Glidona Daci ky vendim vjen ndërkohë që më herët procesi ndaj tij lidhur me akuzat për tjetërsimin e pronave u veçua dhe u dërgua nga Gjykata e Posaçme në Lezhë.
Arben Ndoka sipas gjykatës së Lezhës do hetohet me masë sigurie “detyrim paraqitje”. Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme vazhdon pjesa tjetër e grupit mes tyre dhe Xhevi Ndoka vëllai ish- deputetit.
Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339” ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut.