
Partia Socialiste e Shkodres në një deklaratë për mediat është shprehur sot se dorëheqja e parevokueshme e administratorit të Vllaznisë Benjamin Nako, vjen si rezultat i keqperdorimit që po i bën prej 10 vitesh Bashkia e Shkodrës.
Keshilltari socialist Oltion Luli, në konferencën për shtyp është shprehur se: “Z.Naku administratori i shoqërisë, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme duke krijuar sërish një vakum lidershipi dhe probleme organizative. Ky administrator si dhe administratori i mëparshem nuk u paraqitën në dëgjesë.
Ashtu siç kemi thënë edhe herë të tjera, problemi i kësaj shoqërie është organi ekzekutiv i Bashkisë, i cili për një dekadë e ka keqperdorur për motive elektorale apo për qoka strukturat e kësaj shoqërie tregtare duke e lënë në rënie të lirë informimin ndaj publikut, i cili me të drejtë pret që në krye të jetë një president tek Vllaznia që ta kthejë te fitimi i trofeve aq shumë të munguara.
Përsa i përket situatës organizative dhe tagrave të sponsorit çdo gjë është e parashikuar në ligj dhe në statut. Këshilli Bashkiak është pronari i vetëm i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe përfaqësuesi i autorizuar nga Këshilli Bashkiak është Kryetari i Bashkisë, kështu të gjitha përgjegjësite e drejtimit deri sa të zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative për tagrat e Asamblesë të Përgjithshme duhet të mbesin aty.
Kjo nuk është hera e parë që krijohen situata të tilla penalizuese për mirëqenien e klubit por urojmë të jetë hera e fundit që biznese, akademikë apo ish- sportistë të nderuar të qytetit të gjenden para absurditeteve proceduriale, shkak i vendimmarrjes së keqe dhe kontratave jo korrekte.
Këshilli Bashkiak angazhohet të sigurojë që Klubi i Futbollit Vllaznia do të ketë një privatizim të shendetshëm ose në të kundërt një administrim serioz sa të jetë në pronesi të publikut”, ka thënë ndër të tjera këshilltari sociliast Oltion Luli për mediat.