Nuk ka akoma fitues në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2020. Nuk mjaftojnë 90 minuta për të njohur skuadrën që do ketë përballë Italia finaliste. Danimarka dhe Anglia e kanë mbyllur në barazim, ku të dy golat në fakt janë shënuar nga Danimarka, një supergol në portën e Anglisë dhe një në portën e tyre.
Edhe 7 minutat e shtuara në fund të 90 minutave, nuk kanë përcaktuar fitues. Danimarka ka rezistuar dhe tashmë do të luhen 30 minutat e shtesës, ashtu si një natë më parë Italia tashmë finaliste duke mundur me penallti Spanjën.
E sigurtë është se do të luhen edhe 30 minuta. Më pas, ndoshta do të duhet edhe “ruleta ruse” e penalltive. Por duhet të presim për të njohur finalistin e dytë të Euro 2020.