Vllaznia ka pasur probleme me gjendjen e disa lojtarëve në seancat e fundit. Fjoart Lonuzi, Viktor da Silva dhe Ardit Hoxhaj janë lojtarët që kanë alarmuar në fillim të javës, por për aktivizimin e tyre do të vendoset sot, pasi ekipi ka kryer seancën e fundit në fushën e stadiumit “Pecara” të Shiroki Brijegut.
Dje skuadra ka udhëtuar me autobus drejt Bosnjës, ku edhe janë akomoduar dy netë para ndeshjes. Sa i përket treshes që kanë pasur probleme në seancat e fundit parashikohet që të jenë të gatshëm për nesër, për vetë shkallën e lëndimit që kanë pasur.
Referuar edhe deklaratës së trajnerit Brdariç në konferencën e djeshme, i bie që vetëm mbrojtësi i majtë Bulatoviç ta nis si titullar nga përforcimet e verës. Liridon Latifi dhe sulmuesi Gjurgjeviç mund të përdoren në pjesën e dytë nga stafi.
Skuadra shkodrane do te kerkoje te marre nje rezultat sa me te mire ne kete perballje te pare ndaj Shiroki Brijeg, per t’i hapur rruge kualifikimit per ne turin e dyte te “Conference League”.