![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/vllaznia-skenderbeu-2022.jpg?x28643)
Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për Europë duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në “Loro Boriçi” ne javën e 31-të të “Abissnet Superiore”.
Pjesa e parë u dominua nga korçarët, të cilët krijuan disa raste, por u mungonte finalizimi. Në fundin e pjesës së parë gjithashtu pati një rast të dyshimtë për 11-metërsh për Vllazninë, por gjyqtari nuk e pa të tillë.
Pjesa e dytë nisi me një gol nga ana e shkodranëve, që rezultoi të ishte i vetmi deri në fund. Gjërat shkuan akoma dhe më keq për korçarët, të cilët ngelën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq nga Dumfur.