
Ka nisur të luajë piano që kur ka qenë 6 vjeç dhe sot, në moshën 15 vjeçare është përzgjedhur në pesë më të mirët në konkursin ndërkombëtar “ëorld Vision Music Contest”, i cili është mbajtur në Viena të Austrisë. Odesa Meti ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau detaje nga konkursi.
15 vjeçarja, e cila studion në shkollën “Prenk Jakova” në Shkodër, i duhen dhe votat e publikur për të triumfuar. “Studimet i kam filluar në moshën 6 vjeçare. Kam lindur në Australi por jemi kthyer në Shqipëri kur kam qenë rreth 1 vjeç”. Raporti i votave është 1 me 5, ndërsa jurisë 4 me 5.
Votat tuaja do të duhen për suport gjatë këtyre fazave dhe shpresoj që të bëhen. Në fazën e parë konkurrova me Glinka “The Lark”, në fazën e dytë me një sonatë të Bethoven dhe Rachmaninoff, në fazën e tretë me “Moonlight sonata” dhe në fazën e katërt ishte koncerti i Rachmaninoff i dyti që u shoqërua nga orkestra.“, tha ajo.
Odesa Meti ka lindur në Melburn, Australi në vitin 2006. Ajo filloi studimet në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” në vitin 2012, në disiplinën e pianos, pasi u kthye në Shqipëri ku dhe aktualisht banon.
Paraqitja e saj e parë ishte në vitin 2014 në konkursin kombëtar të pianos “EPTA Albania”, ku u vlerësua me çmimin “Absolute”, i cili u pasua edhe me dhënien e një çmimi tjetër – “Carola Grindea” në debutimin e saj final po atë vit. Çdo vit atë edicionit “EPTA Albania” që u mbajt më pas, Odesa është vlerësuar me çmimet “Absolute” (përkatësisht vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019). Në vitin 2014 fitoi edhe çmimin “Absolute Prize” në konkursin ndërkombëtar “Don Matteo Colucci”.
Në vitin 2017 ajo u vlerësua për herë të dytë me çmimin “Carola Grindea”. Në EPTA Albania” 2018, ajo fitoi çmimin special “Tonin Harapi”, që mban emrin e një kompozitori shumë me ndikim në Shqipëri.
Në vitet 2014, 2015, 2017, 2020 ka fituar çmimet e para (Absolute) në konkursin rajonal “Pjetër Gaci”. Në vitin 2021 ajo fitoi vendin e parë dhe gjithashtu një “Çmim Special” për paraqitjen e saj në Tirana Talent.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!