Një incident i rëndë që ka përshkallëzuar në përplasje fizike ka ndodhur mes vëzhguesve socialistë e demokratë në shkollën “1 Maji” në Tiranë.
Ndërprerja e numërimit të votave është bërë shkak për rritjen e tensioneve mes palëve, fillimisht me përplasje verbale, që më pas ka degjeneruar në dhunë.
Palët nuk i kanë kursyer grushtat, shqelmat dhe karriget kundër njëri-tjetrit, duke e degraduar konfliktin fizik.
Raportohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin dy vëzhgues të PS-së dhe PD-së. U desh ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit. Uniformat blu kanë ndërhyrë duke shoqëruar 7 persona, që u përfshin në konflikt.
Në ambientet e shkollës ka qenë edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Kjo e fundit në një prononcim për mediat tha se beson që vëzhguesit demokratë janë ngacmuar dhe dhunuar nga pala tjetër.
“Dy përfqësuesit nga KQZ nuk kishin informacion. Po bëhet kallëzimi nga djali i dhunuar. Jashtë më thonë që ndërkohë që janë dhunuar dhe të tjerë të PD, ndërkohë që dy personat. Besoj i kanë ngacmuar dhe dhunuar. Në momentin që ka ndodhur incidenti. Kam qenë gjatë gjithë kohës këtu brenda, persona që kanë qenë këtu dhunuan vëzhguesin e PD”- tha Pampuri.