Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka parë nga afër situatën në fshatin Obot të Njësisë Administrative Ana e Malit, i cili tashmë është i rrethuar nga uji.
Ademi ka takuar dhe bashkëbiseduar me banorët, të cilët i kanë ngritur shqetësimet e tyre për bazën ushqimore për gjënë e gjallë por edhe dëmet e shkaktuara nga pëmbytjet në tokat bujqësore të mbjella.
Krahasuar me një ditë më parë, situata eshtë më e rënduar teksa ka rritje të nivelin të ujit dhe sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë është rreth 1900 hektarë.
Ademi ka theksuar se Bashkia ka tashmë të siguruara në magazita e saj ushqime për 1000 familje për një periudhë 2 mujore. Po ashtu, është realizuar furnizimi me ujë të pijshëm të paketuar për familjet në zonën e përmbytur. Kryebashkikja ka thënë se duhet siguruar baza ushqimore për gjënë e gjallë dhe për këtë duhet furnizim nga Rezervat e Shtetit dhe Ministria e Bujqësisë, ndërsa Bashkia do të veprojë me fondet e saj sapo të çelet Thesari.
Për masën e madhe të dëmeve të shkaktuara, është e pamundur që banorët e të dëmshpërblehen, por shteti duhet të mundësojë subvencione për banorët, qoftë për gjënë e gjallë por edhe produktet bujqësore të cilat tashmë janë të dëmtuara dhe nuk mund të rikuperohen.