OPINION – Video e derrave t’ knaqun në Dubai u kujtoi shqiptarëve se cirku ka shkuar larg…

Vaksina nuk bëri punë! Shqiptarët donin mish në këmbim të biftekut që rrezikon ta rrëzojë në knock-out elektoral Edi Ramen 3 muaj para gongut. Por autori i “Kurbanit” nuk kishte ndërmend që të derdhtë asnjë pikë gjaku politik nga i veti e aq më pak të ikë për dhjamë qeni pa i lëshuar mish për topin e konsumit politik të së hënës një nga ata që nuk është ai.


Sot ishte rradha e Arbian Maznikut. Një figurë antipatike po aq sa sishoku i tij politik Erion Veliaj, i cili po njëlloj ka paturpësinë e të folurit sipas skenarit deri në vetësakrifikim, me garancinë se asgjë në fund të ditës nuk do të ndodhë. Për të shfryrë llavën e fteres sociale që kërcet në yndyrën e përvëluar të rrjedhur nga Dubai në Tiranë, në mbrëmje shqiptare iu servir pak margarinë e llojit Mazniku.

Manziku pranoi aspak në heshtje gjithçka për të cilën grupi neo- sheikeve shqiptare me në krye Arben Ahmetaj akuzohet. Mazniku pranoi që kishin shkuar në Dubai me ftesë të një klienti që qeveria i ka qepur tashmë një ligj “sur measure” si ai tipit “Fusha” dhe se në këmbim të “negociatave”, klienti që priste krushqit me “pajë” nga Shqipëria u kishte qerasur një darkë në Burxh Khalifa tek Nusreti i Madhërishëm madje dhe me “haramin” e verës të përfshirë.

ShkodraWeb Channel

Mazniku e di se e gjithë kjo panoramë është një shkelje flagrante e ligjit për konfliktin e interesit dhe në një shtet normal për këto gjëra shkohet dhe në burg, madje për këto janë bërë dhe filma. Por në një shtet si vilajeti i Shqipërisë me ali e kadi Edi Ramën, ligji në dorën e Maliqit godet vetëm veremlinjtë që mëtojnë të ngrejnë krye. Për ata që nënshtrohen apo vetësakrifikohen për Edi Ramën ka vetem amshim.

Në një shtet si ai i Shqipërisë ka rëndësi vetëm cirku. Dhe sa më shumë paket buka, aq më shume shtohet cirku. Video e derrave t’knaqun në Dubai u kujtoi shqiptarëve se cirku ka shkuar larg dhe buka e atyre është kafshatë që s’kapërdihet në krahasim me byftekun 400 eurosh. Prandaj reagimi si asnjëherë në unison “pa protestë” e trembi Edi Ramën i cili për herë të parën në analizën e vet atje në Surrel u ndje “i pafaj”. E prandaj ashtu si Marlon Brando në “Last tango in Paris”, ai tentoi të përdorë si margarinë për të ndenjurat e arsyes së shqiptareve, paketimin e llojit Mazniku…

P.S…se kush e hëngri kjo mbetet për tu parë në 25 Prill, por deri atëherë mësuam se një surrat si Arbian Mazniku nuk shërben për gjë tjetër veçse si margarinë… /Nga Bladian KOKA/


Të nderuar lexues e mbështetës të ShkodraWeb Media! Reklamat që shfaqen në këtë faqe, janë e vetmja mënyrë për të garantuar jetëgjatësinë dhe lirinë tonë! Nëse i klikoni, jepni një kontribut që ne të vazhdojmë të jemi të lirë!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel