Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka bërë një deklaratë që duket se rikthen në vëmendje edhe boksierin lezhjanë, Jurgen Uldedaj. Ndërsa ka fituar ndeshjen e tij të rëndësishme në Londer, kampioni Uldedaj ka dhe një tjetër “ndeshje” për të zhvilluar, atë me Sara Gjordenin dhe dashurinë e tyre.
Teksa ishte duke biseduar me Erjolën në oborr, Sara ka treguar se jashtë shtëpisë ka lënë pezull një lidhje me boksierin lezhjanë, Jurgen Uldedaj. Modelja ka thënë se në momentin që është bërë pjesë e “Big Brother Vip”, ndarja me Jurgenin s’ka qënë përfundimtare. Ajo ka shtuar se ndihet keq që ai i sheh situatat e krijuara me Bardhin dhe afrimitetin mes tyre.
“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idjote po të isha duke e përmendur tani”, thotë Sara, teksa më tej vijon duke i treguar Erjolës dhe për ndeshjen e rëndëishme që boksieri ka ditën e sotme.
“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.
S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb”, thotë ajo ndër të tjera. Tani pritet reagimi i kampionit Uldedaj për këtë situatë, pasi është shpallur sërish kampion.