![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/moti-new-2022.png?x28643)
Të dielën e 11 shkurtit, priten reshje intensive në qarkun Shkodër, mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në disa qarqe reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 17 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 13 °C.