Shkruan në Facebook Ilir Beqaj, koordinatori i PS- së për fushatën elektorale në Qarkun e Shkodrës: Shërbimi i Urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës ka pësuar një ndryshim rrënjësor në tre vitet e fundit. Flota e autoambulancave është fuqizuar edhe me tre autoambulanca të reja të pajisura me mjetet e nevojshme jetëshpëtuese.