Këngëtarja, e cila në të shkuarën kishte dalë hapur në mbështetje të Partisë Demokratike, në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, sot është shfaqur me ekipin socialist duke u shprehur se “Lali Eri i ka fituar zemrën”.
“Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit”, shprehet Çiljeta.
“Sot te ju shoh veten time para shumë vitesh kur kisha shumë ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do t’ju jepja është që vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do të zgjojë çdo gjë që ju ti shkoni ëndrrës tuaj deri në fund. Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, kjo ishte këshilla ime, ndiqni zemrën tuaj. Suksese Lali Eri!”, vijon ajo.