Teksa drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, jepte një intervistë për gazetarët, në rrugë, në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij, ndodhi një aksident rrugor. Fatmirësisht, aksidenti ishte vetëm me dëme të vogla materiale. Pavarësisht trafikut në Qafë-Kashar dhe pranisë së madhe të Policisë, kjo nuk e ka shmangur aksidentin.