Xhelozia dyshohet të jetë shkak i ngjarjes së rëndë në familje në Spitallë të Durrësit, ku burri i mori jetën me t.hikë gruan e tij dhe pasi u largua me makinë nga banesa u gjet i pajetë në det, në plazhin “Rinia”. Mësohet se burri, Adriatik Kuka 37-vjeç ka pasur dyshime se gruaja e tij komunikon me telefon me një mashkull, dhe për këtë arsye ka shkuar deri aty sa i ka kontrolluar edhe telefonin.
Në celularin e gruas së tij, Hazbije Kuka 36 vjeç, ky i fundit ka parë thirrje dhe persona nga një numër i panjohur për të, mbi të cilat ka filluar të dyshojë se gruaja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur sherret në familje. Aq të shpeshta saqë gruaja tre ditë para k.rimit, është detyruar të shkojë në policinë e Durrësit dhe të bëjë një kallëzim, se burri e kërcënon. Por në të njëjtën ditë, edhe burri i është kundërpërgjigjur me një kallëzim, duke thënë se dikush i ngacmonte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj.
Por pavarësisht këtyre kallëzimeve dhe dijenisë që policia kishte për situatën, nuk ishte marrë asnjë masë. Ditën e djeshme sherri i tyre ka kulmuar,dhe Adriatik Kuka ka marrë t.hikën duke e goditur një herë në zemër gruan, në sy të djalit të tyre të vetëm rreth 10 vjeç. Pas k.rimit të rëndë, 37-vjeçari mori makinën dhe u largua, ndërsa këtë mëngjes policia e gjeti të mbytur në det, në sektorin “Rinia” në Durrës. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në orët e mbrëmjes.