“Mosbindja civile në Shkodër nis sot”, kështu është shprehur Greta Bardeli Gjoni, deputete e Shkodrës dhe drejtuese politike e PD Rithemelimi për Shkodrën, në një konferencë për shtyp ku ka trajtuar temën e ristrukturimit të Bashkisë Shkodër.
Bardeli, i ka konsideruar të motivuara politikisht largimet nga administrata, duke u shprehur se qytetarët e larguar nga puna dhe familjet e tyre meritojnë respekt. Deputetja e Shkodrës ka thënë se PD Rithemelimi është në mbështetje të punonjësve të larguar. Ajo ka paralajmërua ankimim në gjykatë për ristrukturimin e Bashkisë Shkodër.