
Shkruan në Facebook zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj: Mëngjesi i kësaj të mërkure na erdhi i idhët, i rëndë për nga pesha, me dhimbje nga vdekja e kolegut, e shokut dhe e mikut tonë të ndjerit Isuf Hasaj.
Një ikje e parakohshme për nga mosha, një humbje e madhe për nga cilësia njerëzore e humane, një specialist i denjë për nga shkalla e kualifikimit dhe e profesionalizmit, një person që kushdo e kishte të lehtë ta kishte koleg e pjesë të shoqërisë e miqësësisë, një familjar i shkëlqyer që mbrujti me kohë dashurinë e respektin për të gjithë e tek të gjithë.
Janë momente që së bashku duhet të ngushëllojmë njëri- tjetrin për largimin nga botë të këtij personi me vlera, që la vepra të mira kudo e kurdo me kolegët e MNZH (Reparti i Zjarrfikseve) e me kolegë të tjerë në Bashkinë Malësi e Madhe, e sidomos me komunitetin malësorë që punoi e sakrifikoi kurdoherë për tu ardhur në ndihmë në shpëtimin e jetës e pronës. Familjes e të afërmëve, miqve e kolegëve u shprehim ngushëllimet më të thella.