
Zyra e Kryeministrit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në Kosovë organizuan një konferencë në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Këtu, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi që të zbatohet ligji për punësim për personat me nevoja të veçanta.
Ndërsa, gjatë kësaj konference ai me shembullin e tij tregoi se si duhet përkrahur kjo kategori, duke i ofruar kafen njërit nga personat me aftësi të kufizuara, që ishte ulur pranë tij. Me dorën e tij Haradinaj i ka ofruar filxhanin e kafes për të pirë. Ndonëse fillimisht personi krah tij nisi të qeshte, e pranoi bujarinë e kryeministrit kosovar. Gjesti i tij u duartrokit nga të pranishmit.