Shkruan në Facebook Izmira Ulqinaku Rusi, kandidate për deputete e PD- së në Qarkun Shkodër: Mirëmbrëma të dashtun miq!
Sot kemi hyrë në javën më të rëndësishme ndoshta të këtyre 30 viteve. Çdokush që ka të drejtën e votës, duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Shqipëria, varet nga ju! Një jetë e sigurtë, me vende te reja pune, me paga e pensione më të mira, me subvencione për fermerin, është në dorën tuaj. Integrimi europian i vendit varet nga ju!
Këtë javë, marshimi ynë do njohë kulmin. Nuk do lë askënd pa takuar e pa ftuar të bashkohet me ne, të bashkohet me ndryshimin që po vjen. Sot ju bëj thirrje; na kontaktoni, mua dhe secilin nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike!
Dua të takoj çdonjërin nga ju, te bashkëndajmë shqetësimet, të diskutojmë për planin tonë qeverisës, t’ju shoh në sy e të ju jap sigurinë se nesër si përfaqësuese e Shkodrës do të jem aty, për ju dhe familjet tuaja.
Secili ka mundësi të jetë pjesë e këtij ndryshimi të rëndesishem për të gjithë ne, për të ardhmen e vendin tonë. Dilni dhe votoni! Jepini frymën e ndryshimit Shqipërisë!
VOTO Numrin 9!
VOTO Partinë Demokratike!