Skip to content
5 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

AUDIO PËRGJIMI – “T’i mbajmë njerëzit varur”, gazetari Artan Hoxha publikon audio-regjistrimin e kreut të Kadastrës

ShkodraWeb 3 years ago

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një audio-regjistrim të Kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili në një takim me vartësit e tij i kërkon atyre që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.

Në audio dëgjohet Artan Lame, teksa thotë: “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur”.


https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/04/audio-pergjim-artan-lame-nga-artan-hoxha-legalizimet.mp4

Fjala e plotë e zbardhur e Artan Lames: Është bërë një takim tek kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë, objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera. Në këtë 170 të tjera vetëm 60. Se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim vetëm, rreth 60 mijë bëhen. Të tjerat janë të pa bëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni.

Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i s’kualifikoj se nuk ju legalizohen këta i theve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë. Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. Sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhë. Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse s’ma bënë.

Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Millosheviçit ti thoja që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin. Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia.”

POSTIMI I ARTAN HOXHËS

Sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më e egër dhe e paskrupullt bëhet fushata zgjedhore… Me një fjalë, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndërsa humbim kohë me “patronazhistet” e partisë, “patronazhistet” e vertete të qeverisë, po bëjnë kërdinë… Më poshtë keni një rregjistrim audio, sesi një nga agjensitë më të rëndësishme qeveritare, Agjensia Shtetërore e Kadastres, instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronaret e afro 100 mije ndërtimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nëse u themi që nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundërshtarin”… Prandaj duhet t’i mbajmë varur…

Me një llogari të thjeshtë, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull, qëndroni vigjilent deri të dielen…

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VIDEO – “Këtë javë, marshimi ynë do njohë kulmin”, Izmira Ulqinaku ka një mesazh për shkodranët…
Lajmi pasues: “E gjithë përvoja ime është mbështetur te njerëzit”, Benet Beci shkodranëve: Më duhet mbështetja juaj, është katër vjeçari për Shkodrën

TË FUNDIT

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…
  • Aktualitet

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…

6 hours ago
Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…

9 hours ago
VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…
  • Kryesore

VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…

11 hours ago

TË FUNDIT

  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë 4 December, 2023
  • VIDEO – Kryeministri Rama mbyll vizitën në Shkodër, reagon për mediat ish- kryebashkiaku Bardh Spahia… 4 December, 2023
  • “Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë 4 December, 2023
  • “Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne… 4 December, 2023

TË FUNDIT

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…
  • Aktualitet

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…

6 hours ago
Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…

9 hours ago
VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…
  • Kryesore

VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…

11 hours ago
FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…
  • Aktualitet

FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.