Panik te pasagjeret, nderkohe qe autobusi me te cilin po udhetonin u perfshi nga flaket mengjesin e sotem ne Tirane. Sipas te dhanave te para mesohet se autobusi i perfshi nga flaket në afërsi të sheshit “Shqiponja”, teksa ishte duke iu afruar Zogut të Zi, si e shihni edhe ne videon publikuar nga OraNews.
Nuk ka ende ndonje deklarate lidhur me shkakun, por nga keqyrja e pare dyshohet se shkak eshte bere nje defekt ne motorin e mjetit, e qe me pas provokoi edhe shperthimin e zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar zjarffikëset që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrin dhe per fat nuk raportohen persona te lenduar.