Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

VIDEO – “Me ndihmën e Zotit, Kupa vjen në Shkodër”, Gurishta para finales së Kupës: Uroj të jetë tifozeri e flaktë…

ShkodraWeb 1 year ago

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka folur në konferencën për shtyp përpara finales së Kupës së Shqipërisë që skuadra e tij do të diskutojë përball Laçit në “Air Albania”. Gurishta ka theksuar rëndësinë e takimit ku i ka bërë thirrje skuadrës të tregojë vëmendje gjatë gjithë takimit për të arritur suksesin final dhe për të sjellë Kupën përsëri në Shkodër.

Përsëritja e suksesit në kupë- Është e vërtetë që stadiumi “Air Albania” ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ishte një ndeshje tjetër dhe kjo një tjetër. Vitin e kaluar e kishim siguruar Europën nga kampionati normalisht ishim më të qetë, tani është një situatë tjetër. Fitimi i kësaj finale na mundëson hyrjen në Europë ose dështimin që është mbetja jashtë.

A është skuadra gati- Patjetër, skuadra është e përgatitur është gati, pavarësisht si shkuan gjërat që ekipi mbeti jashtë Europës, skuadra është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe me ndihmën e zotit shpresoj që kupa të shkojë përsëri në Shkodër për vitin e dytë rresht.

Mund të përsëritet suksesi ndaj Laçit si në kampionat- Ajo e kampionatit ishte një ndeshje shume e mirë e jona sepse ti shënon 5 gola Laçit dhe në fushën e tyre nuk është e thjeshtë. Ishte një ditë e mirë e jona, por finalja është finale shanset janë 50-50, duhet të jemi të përqendruar, episodet mund ta vendosin fatin e takimit.

Mbrojtja- Nuk është se do të marrim masa speciale për të ndaluar Guindon, Laçi nuk varet vetëm tek ai. Guindos i uroj suksese sepse ka fituar trofeun e golashënuesit, ne jemi të fokusuar sepse përball kemi Laçin dhe jo vetëm Guindon.

Lamtumira e Krymit- Më vjen mirë për Arditin është një djalë fantastik një lojtar i mrekullueshëm. Më vjen mirë që ka siguruar një kontratë jashtë Shqipërisë, por vëmendja jonë është te ndeshja e nesërme, shpresoj ta fitojë Kupën dhe ai të largohet si kampion i Shqipërisë.

Presidenti- Që nga fillimi presidenti ka qenë pranë skuadrës, por për arsye të ndryshme nuk jemi në Europë, kemi mundësi ta korrigjojmë nesër gabim e kampionatit dhe të sigurojmë Europën që do të ishte një plus i madh për presidentin, skuadrën dhe qytetin.

Mesazhi për tifozët- Besoj se ata nuk kane nevojë për asnjë mesazh sepse ata e kane treguar që në ndeshje të rëndësishme kanë qenë në mbështetje të skuadrës dhe mesazhin e kanë dhënë ata. Shpresoj që nesër të jetë një tifozeri e flaktë dhe të kemi mundësi të festojmë së bashku me ta.

Do të jetë një natë festë nesër në Shkodër- Nuk e di si do të jetë pas takimit, vëmendja jonë do të jetë të marrim Kupën dhe më pas të mendojmë për të festuar.

Continue Reading

Previous: VIDEO – “Skuadër solide me shumë cilësi”, Mirel Josa vlerëson Laçin në prag të finales së Kupës me Vllazninë…
Next: “Nuk merr vesh dhe nuk nënshtrohet…”, deputetja Emilia Koliqi në Kuvend: Shkodra nuk harron…!

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

2 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

3 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

2 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

3 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

3 hours ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.