Një manual se si të përballeni me gazin lotsjellës gjatë një proteste. Është kjo ideja e videos së publikuar nga LSI, vetëm pak orë pçara protestës së paralajmëruar të opozitës me 5 mars para Kuvendit. Në pamje, shihet një mënyre e thjeshtë për të përgatitur një “kundragaz” në kushtet e shtëpisë. Madje, një mjet mbrojtës ku nuk mungon as simboli ynë kombëtar, Flamuri kuqezi. Pavarësisht se policia nuk ka dhënë jele për tubimin e opozitës, duket se po mendohet seriozisht jo vetëm për pjesëmarrje, por edhe mbrojtje nga gazi lotsjellës që hedh policia ndaj pjesëmarrësve.
https://www.facebook.com/floidakerpaci/videos/2107089392741767/
“Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës! Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati ?”- shkruan Floida Kerpaçi ne faqen e saj ne FB teksa ka postuar edhe kete video.