Liverpul i Klop bën mrekullinë. Ka shpartalluar pa mëshirë Barcelonën e Messit- në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Champions. Humbja 0 – 3 në Spanjë, teorikisht favorizonte ekipin e Barcelonës, por fusha e blertë i ka dhënë të drejtë “të kuqve” të Klop. Katër gola që përmbysin totalisht ndeshjen e parë dhe dërgojnë në finalen e madhe të Madridit Liverpulin. Messi kthehet në Spanjë me kokën ulur, sepse vetëm ai nuk mjafton. Ashtu siç nuk i mjaftoi as Ronaldo Juventusit.