Jurgen Klop është i papërmbajtshëm pas përmbysjes ndaj Barcelonës. Në konferencën për “BT Sports” fill pas takimit, ai po fliste për ndeshjen, por ndër të tjera përmendi edhe fjalë fyese në transmetim, për të cilat po vetë u shpreh se nuk i bënte përshtypje, dhe mund ta gjobisnin po të donin.
“Këtu në ‘Anfield’ është diçka që të gjithë e dinë, madje edhe kundërshtarët tanë, ky Liverpul nuk ndalon kurrë, nuk pushon. Ky Liverpul jep gjithçka, në çdo kohë. Ajo që ndodhi sonte, është një përzierje e një skuadre fantastike, dhe një atmosfere sensacionale. Do ishte e shkëlqyeshme nëse do e shpjegonim dot. I thashë djemve para ndeshjes se ishte e pamundur, por e kishim një shans. Kam parë shumë ndeshje futbolli në jetë, por të fitosh me ekipin më të mirë në botë është e vështirë. Këtu në Angli është ora 22:10, dhe shumica e fëmijëve janë në shtrat. Më falni për gjuhën, por këta djem janë përbindësha, dreqi ta hajë. Gjithçka e bënë lojtarët. Më gjobisni po të doni” – deklaroi Klop.