VIDEO – Liqeni i Shkodrës siç nuk e keni parë kurrë, gazetari filmon pamjet e rralla që ngjajnë me detin…

Pasditen e sotme liqeni i Shkodrës ka arritur pikën e tij maksimale për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut ditët e fundit.

Pas ngritjes së nivelit të ujit dhe erës që po frynte, liqeni ngjan me një det, pasi dallgët arrijnë në disa metra duke u përplasur me shëtitoren e Shirokës.


Po kështu situata paraqitet edhe në Obot, ku niveli i ujit në rrugë arrin në 80 cm, ndërsa rruga është e bllokuar prej ditësh për mjetet e ulëta. Më poshtë, pamjet e rralla të filmuara nga gazetari i A2CNN Gjon Gjeka.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel