“Jam i lumtun se kështu ja zbardha faqen qytetlindjes”, pas çmimit nga Bashkia e Vjenës, flet shkodrani Gjergj Jozef Kola

Bashkia e Vjenës ka nderuar me çmimin ARBEITSTIPENDIUM 1000 vjenezët e artit e të kulturës për vitin e Pandemisë 2020. Kjo si mirënjohje për mbajtjen gjallë të jetës së qytetit me kulturë e me art, në këto kushte të jashtëzakonshme. Mes të përzgjedhurve, është edhe shkodrani i mirënjohur Gjergj Jozef Kola.

Bashkëqytetari ynë, e shpreh natyrshëm gëzimin e tij, përmes pak rreshtave që publikon në hapësirën e tij në rrjete sociale, ku mes të tjerave, shkruan:


“Ky gëzim i natyrshëm pikësëpari lidhet me impulsin e fortë që jep nga ana morale, mandej nga ajo financiare e i mban hapur derën artistit për bashkëpunime e projekte të tjera…. Tashmë në aktivitetin apo curriculum arte kam me e shënue me mirënjoftje këtë shpërblim. Jam i lumtun se kështu ja zbardha faqen qytetlindjes e atdheut tem për të cilin kam përgatitë sa e sa vepra letrare e projekte të tilla të ngjashme, ende të pavlerësueme…Porse never say never…

Mbi të tana aktualisht vlen një e vertetë e madhe, se na shqiptarët nuk jena të njoftun në perëndim vetëm për “terrorizëm islamik e krim të organizuem”, porse edhe për vlerësime të artit e artistëve siç ndodhi në këtë rast me bashkinë e Vjenës e angazhimin tem.

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Premtoj se projekti i 2021 ka me kenë edhe më ambicioz e me vlera universale që kanë kenë tipare të arbnorëve e kanë kalue edhe te shqiptarët e vertetë…”, mbyll shënimin e tij në rrjete sociale bashkëqytetari ynë Gjergj Jozef Kola për vlerësimin e marrë nga bashkia e Vjenës.


Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT për mbështetjen!