
Ndërsa zgjedhjet vendore në Shqipëri pritet të mbahen më 14 maj të këtij viti, në mjedise të ndryshme shoqërore ka filluar të shtrohet pyetja: Se për kë duhet të votohet?
Ose kush është kandidati që meriton të mbështetet? Këto së fundmi duket se i janë shtruar edhe myftiut të Shkodrës, imam Muhamed B. Sytari, shkruan ShkodraWeb.
Imam Sytari i është drejtuar opinionit publik nëpërmjet një videoje, duke ua kujtuar cilësitë të cilat duhet t’i përmbajë një kandidat, i cili e meriton votën e qytetarëve.
Në kanalin e tij zyrtar në Youtube, ai e ka shoqëruar video- mesazhin me një titull që ngjall kuriozitet: Ky është kandidati im i preferuar!