Benet Beci i është rikthyer pasionit të tij, motorit. Si edhe më herët, kandidati për kryetar i bashkisë Shkodër, është shfaqur mbi motor dhe mes miqsh në udhëtim. Qëllimi i tij, nuk ka qenë vetëm shpalosja e pasionit të tij.
Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare, Beci jep një mesazh të qartë, njëkohësisht edhe një lajm- konfirmim i mirëpritur për banorët e zonës së thellë malore të Dukagjinit.
“Radhën tani e ka rruga e Dukagjinit, për t’i dhënë vëmendjen dhe zhvillimin që i takon!”, shkruan shkurt Benet Beci, duke përcjellë me zë dhe me figurë mesazhin e tij që mund ta ndiqni më poshtë.