Iu deshën katër muaj për të “kaprdirë’ humbjen, por në fund premtimi është mbajtur. Kryetari i bashkisë së Mont-de-Marsan në Francë katër muaj më parë e kishte quajtur të pamundur eleiminimin e skuadrës së Paris Saint-Germain nga gara e Champions League. Për këtë arsye Charles Dayot kishte vënë një bast shumë të çuditshëm, në qoftë se PSG do të eliminohej do të hante një mi. Dhe siç të gjithë e dimë skuadra franceze u eliminua nga Barcelona, duke u rrahur 6 me 1 shkruan Tg.com. Tani që tani kaluar rreth katër muaj, kryetari i bashkisë vendosi të mbaj fjalën e dhënë. Ditën e diel më 23 korrik ai u ul në një tavolinë përballë shumë kamerave për të konsuamuar faktin e tij, i cili ishte një mi.