Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës është shprehur publikisht spot në mbështetje të studentëve që po protestojnë në Shkodër, ashtu si në gjithë Shqipërinë. Ajo ka publikuar një video të stiudentëve protestues në Shkodër, të cilët marshojnë në Pedonalen e qytetit. Kolonë zanore e video së postuar nga Ademi është kënga më e fundit e kantautorit Robert Alija- Dragoti, “Ah ku më hodhi Zoti”, e cila është një marsh proteste në vetvete.
Edhe më herët Ademi ka postuar në faqen e saj në Facebook për protestën e studenteve, por sot postimi i saj ishte i drejtëpërdrejtë: “Me studentët, për Shkodren e të sotmes dhe të ardhmen tonë!”, shkruan ajo ndërsa më poshtë mund të shihni edhe videon e postuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrër Voltana Ademi.