Universiteti i Shkodrës plotëson kërkesat e studenteve protestues, por këta të fundit nuk ndalen në tubimin e tyre pasi po solidarizohen me protestën e Tiranës. Po ashtu ata kanë thënë se në rast se nuk do plotësohen kushtet e tyre, atëherë ato do udhëtojnë nesër në drejtim të Tiranës në mbështetje të tyre. Në shkresën zyrtare që mund të lexoni më poshtë, kuptohet mirë se rektori i “Luigj Gurakuqit” është “dorëzuar” para studentëve, duke pranuar kushtet e tyre.