VIDEO – “Korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri”, deputetja Emilia Koliqi me tone të ashpra kundër qeverisë Rama

Qeveria po mendon vetëm për klientët e saj, per PPP-te, për tenderat, qe jepen me 99.9% te çmimit dhe pa garë. Ato po i kompenson me variacion 5% deri ne 30% të çmimeve të rritura.

Asnjë ndihmë për shtresat në nevojë.Qeveria i gëzohet të ardhurave më të larta tatimore e doganore, që po vijnë, në pjesën më të madhe, nga shtrenjtimi i të gjitha produkteve, me vendimet e bordeve të veta.


Por këto të ardhura shtesë nuk po përdoren për t’u rishpërndarë në shtresat më të varfra dhe as në uljen e taksave që rëndojnë konsumin (TVSH për ushqimet e shportës, taksa e qarkullimit të karburanteve).

Çmimet e ndërtimit janë të paazhornuara me VKM, që nga viti 2015. Pse nuk del një VKM me çmime të sakta, që të përdoret nga të gjithë autoritete kontraktore në procedurat e tyre?

A por është më e lehtë të abuzohet me çmime të bazuara në analiza, sipas oreksit të secilit. Sektorët e prokurimit dhe të ndërtimit janë ata që ndikohen në mënyrë të posaçme nga rrjetet e patronazhit dhe forma të tjera të korrupsionit.

Nga raporti i APP për vitin 2021, tenderat e rindërtimit janë ato që janë fituar me vlerat më të larta, 122 procedura me 99.3% të vlerës limit dhe 4 procedura me vlerë 100% të fondit limit.

Korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Është një nga pengesat më të mëdha të vendit, në kërkesën e tij për të qenë vend kandidat për BE, si dhe vështirëson klimën e investimit. /Pjesë nga fjala në Kuvend e Emilia KOLIQI, deputete e PD- së Qarku Shkodër/