Me pankarta në duar dhe më thirrje për të lartësuar figurën e Hoxhës, anëtarët Partisë Komuniste kanë treguar besnikërinë ndaj ish-diktatorit. Po ashtu ata kanë vendosur dhe këngë të Partisë Komuniste: “Punojmë të gëzuar, ne kemi Partinë, ne kemi Enverin që në ballë na prin.”. Më poshtë mund të ndiqni disa video të regjistruara ditën e sotme në Pezë, ku festohej 76- vjetori i Konferencës së parë dhe të vetme ku të gjitha grupimet politike të kohës ranë dakort për luftë kundër fashizmit pa dallim feje, krahine dhe ideje politike.