E RËNDË/ 18- vjeçarja përfundon në spital, gëlltiti mbidozë ilaçesh për ti dhënë fund jetës..

Loading...

Gjendja e stresit ka detyruar një vajzë 18- vjeçare të tentojë vetëvrasjen. Lajmi i rëndë bëhet i ditur nga policia, e cila jep pak detaje. Mësohet se vajza është nga Gjormi i Kurbinit dhe ka konsumuar në banesë një mbidozë ilaçesh. Sapo është pikasur nga të afërmit, është dërguar me shpejtësi në Spitalin Toksikologjk në Tiranë. Në tërë këtë tragjedi, ka një lajm të mirë sipas policisë: Mesa duket vajza është dërguar në kohë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.09.2018, në fshatin Gjorem – Kurbin, në banesë, në gjëndje stresi shtetasja H.S. vjeçe 18, ka konsumuar mbidozë ilaçesh, ndodhet në spitalin e Toksikologjikut Tiranë, jashte rreziku për jeten. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Loading...