VIDEO – Këshilli Bashkiak miraton kalimin në bashkëadministrim me qeverinë të UKSH, kryebashkiaku Spahia kundër

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar në parim kalimin në bashkëadministrim të Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. me qeverinë qendrore. Me 32 vota pro dhe 1 abstenim. , këshilltarët kanë miratuar projektvendimin e ardhur nga 3 këshilltarë.

Vendimi ka marrë mosdakordësinë e kryebashkiakut Bardh Spahia i pranishëm në mbledhje, i cili ka theksuar se Këshilli Bashkiak nuk ëa kompetencë ndërmarrjen e një nisme të tillë.


Spahia i është referuar ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit 9901 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të njëjtëve që iu referuan në propozimin e tyre edhe këshilltarët.

Ndryshe nga Spahia, propozuesit iu referuan edhe VKM- së 302 të 11.05.2022 për kalimin në bashkëadministrim qeveri qendrore- qeveri vendore të ujësjellës- kanalizime.

Megjithatë, me forcën e numrave në sallë këshilltarët e miratuan projektvendimin, ndërsa pas zbardhjes dhe depozitimit, Prefekti i Qarkut Shkodër duhet të shprehet për ligjshmërinë e tij.

Me gjasë, nëse Prefekti e miraton, ky vendim i KB- së Shkodër, mund të atakohet në gjykatë nga kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili u shpreh publikisht kundër një akti të tillë.