Administratori i KESH sh.a. Benet Beci, ka prezantuar një projekt që ka të bëjë me nxitjen e zhvillimit të turizmit rreth liqenit të Vaut të Dejës dhe liqenit të Komanit. Objektivi i ndërhyrjes eshte zhvillimi i kaskadës së lumit Drin. Ndërhyrja synon të shndërrojnë zonën në një destinacion tërheqës turistik duke e lidhur me qytetin e Shkodrës dhe Alpet Shqiptare.
Projekti konsiston në krijimin e dy poleve turistikë, një në HEC-in Vau i Dejës dhe një në HEC-in e Komanit, të lidhur me një sistem transporti ujor përgjatë rezervuarit të Vaut të Dejës dhe një rrjet të vogël atraksionesh turistike.
Ndërhyrja është konceptuar në disa faza investimi publike dhe private të cilat të gjitha së bashku do të krijojnë një pol të ri turistik duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimi Bashkise së Vaut të Dejës dhe të gjithë rajonit të Shkodrës.
Korporatat moderne të energjise që menaxhojnë hidrocentrale gjithnjë e me tepër ndihmojnë në zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë në rezervuaret pranë tyre përveç energjisë. Në këtë kontekst edhe KESH po investon në këtë drejtim për tu kthyer komuniteteve si me rrugën Vau i Dejes – Koman ashtu edhe me këtë projekt për zhvillimin e turizmit në liqenin e Vaut të Dejës.
Vitin e kalur KESH financoi studimin për të gjithë zonën dhe idnetfikimin e ndërhyrjeve, aktualisht ka kontraktuar studion projektuese hollandeze që po zhvillon projektet e detajuara të ndërhyrjes dhe ka parashikuar në buxhetin e këtij viti financimin e ndërtimit të këtyre projekteve gjatë vitit 2021.
Më konkretisht projektet janë si më poshtë:
1. Lidhja ujore Vau i Dejës- Koman synon të bëjë të aksesueshme për vizitoret liqenin e Vaut të Dejës. Konkretisht ndërhyrjet janë:
– Në afersi të HEC Vau i Dejes, ndërhyrja parashikon rritjen e kapacitetit për lundrim me ngritjen e një moli të ri pranë digës së Qyrsaqit me siperfaqe 1,290 m2, parkim për automjetet (100 vende parkimi).
– Në fshatin Koman ndërtimi i një moli të ri, vendparkimi për automojetet, lidhjen me infrastrukturë rrugore si dhe një sërë ndërhyrjesh në fshat si sheshi, shetitorja dhe një park i gjelbëruar në breg të lumit për ta bërë me të vizitueshëm.
2. Porti ekzistues i Komanit.
Porti ekzistues i Komanit (stacioni Koman- Fierzë) do të zgjerohet për të akomoduar trafikun në rrijte të trageteve dhe të varkave për në Fierzë e për në lumin e Shalës. Gjithashtu do të ndërtohet dhe një qender e informacionit turistik për të gjithë luginën e Drinit dhe sherbime të tjera të nevojshme për portin.
3. Muzeu i Energjisë Shqiptare në Koman
Në zonën e HEC Koman, parashikohet të ndertohet Muzeu Kombëtar i Energjisë Shqiptare si një tribut për mijëra punonjesit që punuan për ndërtimin dhe shfrytëzimin e këtyre veprave që furnizojnë të gjithë Shqiperinë me energji prej dekadash, por edhe si një atraksion turistik për shqiptarët dhe vizitorët e huaj.
Muzeu do të jetë i shoqëruar nga disa investime të tjera që do ta bëjnë me atraktive si shtegu këmbësor “ i energjisë” që lidh godinën e hidrocentralit me muzeumin , një belvedere që ofron pamje të mahnitshme të digës dhe portave të shkarkimit, si dhe restaurim të brigjeve të eroduara.
Në një fazë të dytë janë parashikuar edhe disa ndërhyrje të tjera:
1- Ishulli Kulturor i Sardës dhe Rrjeti i Moleve në Vaun e Dejës. Një rrjet molesh të vogla në të gjithë liqenin për ta bërë atë të vizitueshëm si dhe një mol e disa ndërhyrje në ishullin e Sardës (Shurdhahut) për ta bërë historinë, trashëgiminë kulturore më të prekshme.
2- Parku i Energjisë së Gjelber – Vau i Dejës, cili do të jetë një projekt argëtimi, vizite dhe edukimi ku vizitorët do të kenë mundësi të njohin e të prekin nga afër energjitë e gjelbra, energjinë nga uji, dielli dhe era; duke e bërë Vaun e Dejës së bashku me investimet e parashikuara nga KESH në energji diellore, një qendër të energjisë së rinovueshme në vend dhe në rajon.