Teksa Mediu, Idrizi, Dule dhe Duka kanë firmosur gjatë ditës një marrëveshje me Lulzim Bashën sa i përket koalicioneve zgjedhore, kreu i PDK-së, Nard Ndoka nuk e ka firmosur ende një marrëveshje të tillë.
Raportohet se Ndoka ka mbetur i pakënaqur nga marrëveshja që i është propozuar nga kreu demokrat.
E për këtë arsye deri në këto momente s’ka dakordësi mes palëve.
Negociatat vazhdojnë që të gjendet një marrëveshje mes tyre përpara afatit të vendosur nga KQZ, e cila skadon në orën 00:00 të 24 shkurtit. /BW/