
Vllaznia luan nesër përballë Erzenit në orën 17:00. Sfida e javës së parë do luhet në stadiumin “Niko Dovana”, ku shijakasit do zhvillojnë sfidat pritëse.
Për përballjen e nesërme ka folur kapiteni Erdenis Gurishta. Ai tregoi ndër të tjera se ishte e gabuar mënyra si e filluan kampionatin e vjetshëm, me pretendime madhore sepse më pas dolën nga gara.
Ndër të tjera ai tregoi se nuk ekzistojnë grupimet brenda lojtarëve, ndërsa këto gjëra janë sajesa të gazetarëve apo mes tifozësh. Më poshtë mund të lexoni fjalën e tij në konferencën e zakonshme për shtyp mbajtur para medieve.
“Kemi punuar shumë për këtë ditë. Përgatitjet kanë nisë shumë herët dhe kemi marrë pjesë në Europë dhe pse nuk ia dolëm sepse kundërshtari ishte i fortë. Mezi presim ditën e nesërmë.
Nuk kishim dëshirë me e nis brenda apo jashtë, rëndësi ka ta nisim me fitore. As vitin e kaluar dhe asnjë vit s’ka pas grupime te Vllaznia, këto jan thashetheme grupesh dhe media. Grupi ka harmoni, dëshirë dhe këtë do e shikoni.
Vitin e kaluar hymë me pretendime madhore dhe ky ishte gabim, ky presion na bëri që në perfundim të fazës së dytë ishim jashtë gare. Këtë vit do t’i marrim 1 nga 1 ndeshjet. Forma ime është maksimale dhe pres të jap 100% tim ditën e nesërme.
Kemi një ekip të mirë lojtarët e ardhur janë harmonizuar shumë shpejt, ekipi është shum i mirë dhe mbetet ta tregojmë në fushë. Konkurenca rrit nivelin e skuadrës dhe kjo është gjë e mirë, kampionati është i gjatë, dëmtime dhe ndeshje të shumta. Është dhe Kupa në mes, kjo tregon që të kemi konkurrencë është pozitive”, u shpreh kapiteni Gurishta.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!