VIDEO – Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes inspektojnë Urën e Bunës, prefektja Angoni paralajmëron rikonstruksionin

Ura e Bunës pritet që shumë shpejt ti nënshtrohet rikonstruksionit të saj. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vetë Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni e cila në një intervistë për mediat është shprehur se një grup ekspertësh të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qënë në Shkodër për të parë nga afër gjëndjen e Urës së Bunës.

Pjesë e inspektimit me ekspertët e Ministrisë së Mbrotjes, ka qënë edhe drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Besara Podgorica e cila deklaroi se tashmë është gati projekti dhe pritet përfundimi i procedurave për nisjen e zbatimit të projektit për rikonstruksionit të Ures së Bunës.


Ura e Bunës një monument kulture në Shkodër ka pasur dëmtime në një këmbë të saj si dhe në pjesën e shtresës së dërrasave të cilat janë kthyer në problem shqetësues për banorët që frekuentojnë këtë zonë.

Megjithatë kjo situate falë angazhimit të Prefekturës së Shkodrës dhe Ministrisë së linjës pritet të zgjidhet brënda një harku të shkurtër kohorë duke kthyer në identitet këtë vepër të rëndësishme për Shkodrën, simbol të saj.