Dukshëm është shfaqur u kënaqur Thomas Brdariç në konferencën për shtyp pasi Vllaznia mundi Laçin duke siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë. “Jam totalisht krenar për këtë skuadër”, ka thënë ai teksa ka shtuar se “sot është e drejtë të festohet, por nga nesër duhet të analizojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për ndeshjet e Superligës”.
Duke u ndalur tek incidentet në fund të ndeshjes që tentuan të nxisin laçjanët, Brdariç ka thënë se nuk komentoj ekipet e tjera por ato shfaqje nuk kanë lidhje me futbollin. “Me këtë kualifikm, besoj se kemi kënaqur edhe tifozët e Vllaznisë”, të cilët e prisnin prej vitesh këtë trofe, ka vijuar ai.
I pyetur për finalen me Skenderbeun, Brdariç është treguar i përmbajtur, teksa ka vlerësuar korçarët. “Skenderbeu ka bërë mirë në ndeshjet e fundit të Superligës. E ka merituar kualifikimin, Tani duhet të mendojmë për ndeshjet e mbetura të Supërligës, kur të vijnë momenti, do të mendojmë edhe për Skenderbeun”, ka përfunduar Thomas Brdariç.