VIDEO/ “Jam Bleona Mata, të lutem më ço në shtëpi”, dëshmia ekskluzive e shkodranit: E takova në Ulqin, ja çfarë më tha

Mbrëmjen e sotme është rikthyer në emisionin ‘Pa Gjurmë’ sërish historia e vogëlushes Bleona Mata e humbur në vitin 2010 dhe prej nëntë vitesh ende nuk ka asnjë gjurmë, pasi mbërritën dëshmi të reja. Shqiptari nga Maqedonia Mehmet Xheladini pas fotove nga Anglia që dërgoi në adresë të nënës së vajzës pak vite më parë është rikthyer sërish.

Ai ka kontaktuar me Bukurie Matën duke i kërkuar para në këmbim të informacionit. Emisioni ‘Pa Gjurmë’ kontaktoi me të riun Mehmet Xheladini, i cili bëri një vit burg për mashtrim. Ai tha e di se ku ndodhet vajza në Maqedoni, por kërkon 300 euro për taksinë për të ardhur në Tiranë. Stafi i emisionit i vendosi në dispozicion taksinë, por ai hezitoi duke lënë të kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një mashtrues. Nëna e Bleona Matës paralajmëroi denoncim në polici për mashtrim për shqiptarin nga Maqedonia për mashtrim.

Në pjesën e dytë të emisionit ‘Pa Gjurmë’ një person nga Shkodra që pretendon se e ka takuar Bleona Matën në nëntor të 2018 në Ulqin tregoi LIVE atë që i ka thënë vajza. Dëshmitari që ka kërkur që të mos zbulohet identiteti i tij pasi ka frikë rrëfeu takimin në qendër të Ulqinit pranë një shkolle dhe cfarë i tha vajza, që sipas tij ishte pikërisht Bleona Mata.

Dëshmia ekskluzive në emisionin ‘Pa Gjurmë’

Drejtuesja e emisionit Odeta Dume: Ku e ke takuar vajzën?

Dëshmitari: Ju falenderoj si staf që keni bërë një punë shumë të mirë, por do ta jap disa detaje. Në tetor 2018 kam qenë në Ulqin në Londol dhe aty kam qenë duke pritur pronarin për punë, në trotuar është afruar një vajzë 13-14 vjeç, ka thënë ‘babi a po më njeh? Tha jam Bleona Mata, vajza e Bukurie Matës nga Zapoti i Kukësit. Më tha a po më con te shtëpia? Unë gjithnjë mendova mos është ndonjë nga Ulqini, por pasi u ktheva nga emigracioni mora gazetarët e Report Tv dhe u tregova. Për këto detaje unë jam gati që të bashkëpunoj për t’i çuar gazetarët në vendin e ngjarjes, ku bisedova 2-3 minuta. Imazhi i vajzës ishte me ato sytë që janë dhënë gjithnjë, por detaji kryesor ishte shumë e dobët fizikisht.

Drejtuesja e emisionit Odeta Dume: Ka ngjashmëri ajo vajzë me foton e identitikitit?

Dëshmitari: Ngjashmëri kishte nga fizonomia, por fiziku ishte i dobët. Ishte vetëm në Ulqin, ishte afër një shkolle, përballë një marketi në qendër të Ulqinit.

Drejtuesja e emisionit Odeta Dume: Cfarë të tha?

Dëshmitari: Më tha babi ma më njeh? Më tha jam Bleona Mata, a po më çon te shtëpia?

Bukurie Mata: E falenderoj shumë këtë zotëri që mori përsipër që të tregojë vendin. Nëse bën të pamundurën që të na tregojë vendin e falenderoj shumë. Ata nuk mund ta mbajnë të mbyllur gjithmonë vajzën.

Dëshmitari: Jam gati që të bashkëpunoj dhe të udhëtoj sado rrugë të gjatë apo të qëndroj me cdo përkushtim
Avokati i emisioni ‘Pa Gjurmë’: Në cfarë ore keni qenë aty dhe a ka pasur kamera aty?

Dëshmitari: Ora ka qenë 10:30 e mëngjesit, në orën 10:00 më kishte thënë pronari do të vij të marrë, më pas u përballa me atë vajzë. Distanca nga trotuari në shkollë ishte 50-60 metra.

Avokati i emisioni ‘Pa Gjurmë’: Ju erdhët në Shqipëri, pasi takuat vajzën?

Dëshmitari: Kam punuar një javë pastaj erdha në Shqipëri. Të shikohen të gjitha kamerat në cdo cep shkolle, të shikohen të gjitha, pasi aty dalin detaje më të reja. Unë mendova se ka dalë nga shkolla dhe është nga Ulqini.

Loading...