Në kuadër të masave të ndërmarra për zbutjen e efekteve të pandemisë Covid- 19 dhe si vazhdimësi e iniciativave të IPA Scodrini Region me mbeshtetjen e IPA Section Albania dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Shkodër, ditën e sotme u bë shpërndarja e një numri të konsiderueshëm pakosh ushqimore në ndihmë të familjeve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.
Ky donacion u mundësua nga Myftinia Shkodër dhe në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për të shprehur vlerësimin ndaj këtij gjesti human, u pa arsyeshme që shpërndarja të realizohej në këtë natë të madhe Kadri të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
Shpërndarja do vijojë dhe në ditet në vazhdim për Bashkinë Vau- Dejës, Malësi e Madhe , Fushë- Arrëz.