NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Akt i programuar shkómbëtarizues”, Presidenti Meta: Shkàtërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cùbash

Kreu i shtetit Ilir Meta, ka vijuar edhe sot të ketë në qendër të vëmendjes çeshtjen e Teatrit Kombëtar. Në faqen e tij zyrtare në FB, Meta ka shpërndarë një shkrim të një prej themeluesve të PS-së, Sherif Bundo, ndërsa ka përcjellë edhe një opinion- mesazh shumë të fortë për ndjekësit e tij.


Presidenti Ilir Meta shprehet se prishja e Teatrit Kombëtar nuk është vetëm antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues.

“Kam bindjen e plotë se shkàtërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cùbash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkómbëtarizues” shkruan ai.

Kreu i shtetit dje, ashtu si artistët kërkoi hetim ndërkombëtar për prishjen e Teatrit, ndërsa akuzat për qeverinë prej së dielës që u rràfshua godina kanë qenë të shumta.