VIDEO – Hapet në Shkodër ekspozita “Labirinti i Migracionit”, gjatë një jave informim dhe sensibilizim për shkodranët…

Është prezantuar në Pedonalen “Kol Idromeno” në Shkodër ekspozita “Labirinti i Migracionit”.

Përmes tij, GIZ- Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar informon me anë të një labirinti të krijuar posaçërisht për projektet e saj të programit “Migrimi për Zhvillim” dhe “Migracioni & Diaspora”, me të cilat mbështesin personat e kthyer nga Gjermania dhe vendet e tjera në Shqipëri – me ndihmë ekonomike dhe psikosociale, për qasjen në tregun e punës, por gjithashtu duke ofruar këshillim për çështje të fillimit të studimeve ose punës në Gjermani.


Aktiviteti do të zgjasë një javë dhe qytetarët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth mundësive që GIZ ka për ta.

Është zgjedhur Shkodra për faktin që shumë nga projektet e GIZ-it për Migracionin, kanë pasur si fokus qytetin e Shkodrës. Përveç instalacionit të Labirintit, çdo ditë në pedonale do të zhvillohen sesione të ndryshme informuese në lidhje me emigrantët e rikthyer, integrimin e tyre në jetën e përditshme, mundësitë që GIZ ka për ta e shumë gjëra të tjera.

Gjithashtu do të zhvillohen seanca informuese edhe për personat që dëshirojnë të vazhdojnë një shkollë në Gjermani.