Vllaznia zhgenjen ne “Loro Boriçi” duke u mundur me rezultatin 2-1 ndaj Tiranes. Nje humbje qe padyshim do te ndikoje ne ecurine e metejshme te kuqebluve te cilet tashme e shohin vendin e pare te tyre gjithnje e me te rrezikuar.
Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Vllaznisë. Victor da Silva është penguar në mënyrë të parregullt Brenda zonës nga një mbrojtës kundërshtar dhe arbitri Alla ka akorduar 11-metërsh. Nga pika e bardhë sulmuesi Dilaver është treguar I saktë duke e dërguar topin në rrjetë.
Por avantazhi i vendasve do të zgjaste vetëm 2 minuta. Në të gjashtën, Tirana fiton një goditje dënimi në një distancë prej 18 metrash nga porta e vendasve dhe Batha e ka ekzekutuar saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Gjatë kësaj pjese, kuqeblutë janë munduar të administrojnë lojën, por rastin më të pastër për të shënuar e ka patur Seferi për miqtë kur në minutën e 25-të i vetëm me portierin Zogoviç gjuan mbi traversë.
Deri në fundin e pjesës së parë nuk do të kishte më asnjë zhvillim dhe ajo do të mbyllej në shifrat e barabarta 1-1. Në të dytën është Vllaznia që e nis më mirë por në minutën e 52-të Kale merr një pasim të saktë nga Seferi dhe e dërgon topin në rrjetë.
Shkodranët shokohen dhe nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre, ndërkohë që është Tirana e cila ka mundësi të shënojë sërish me anë të Seferit dhe Kale, por ata nuk ia dalin dot të shënojnë edhe të tretin. Trajneri Brdariç reagoi duke hedhur në fushë Niavexhin dhe Kalajën, me synimin për të parë më shumë drejt portës së Bekajt. Minutat kalojnë dhe Vllaznia nuk arrin të krijojë raste e për këtë arsye, në 10 minutat e fundit në lojë është edhe sulmuesi Cisse.
Kater minutat e shtese nuk do te dhurojne asgje dhe perfundimisht 2-1 per Tiranen. Vllaznia gabon serish, nje gabim qe padyshim do te ndikoje ne ecurine e metejshme te saj ne kampionat. I gjithë takimi mbyllet me fitoren e miqve, teksa tashmë Vllaznia nuk është një një pozitë aspak të mirë teksa e pret një tjetër sfidë e vështirë me Teutën e Edi Martinit.