
Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç nuk e bën “dramë” humbjen e sotme me Tiranën në “Loro Boriçi”. Duke folur para media në fund të ndeshjes, Brdariç shprehet i zhgënjyer me humbjen por shton se gjëra të tilla ndodhin në futboll.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ai thotë se nuk ka probleme tek Vllaznia. Duhet ta anlizojmë këtë ndeshje dhe në atë pasardhësen, të bëjmë më mirë. Brdariç ka thënë se kemi arritur shpejt në krye por është e vështirë të duhet ai vend.
Trajneri kuqeblu ka thënë se të gjithë duan që ne të fitojmë, të jemi kampionë por kampionati është një maratonë e gjatë. Duhet të punojmë më fort për ndeshjen e radhës dhe do të bëjmë më mirë se në këtë takim, ka thënë Brdariç për mediat. /ShkodraWeb Media/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!