Interi i ka thënë lamtumirë Ligës së Europës. Zikaltërit u mposhtën në shtëpi nga Ajntrakti i Frankfurtit, duke ndërprerë kështu aventurën në Europë. Goli i serbit Joviç, i siguroi kualifikim gjermanëve, që vazhdojnë marshimin.
Në sfidat e tjera, Arsenali triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Ren, duke përmbysur disfatën 3-1 në përballjen e parë, duke u kualifikuar për më tej.
Skuadra tjetër që ka arritur të sigurojë një biletë për në çerekfinale është Vijareali, që mposhti në të dyja sfidat Zenitin. Ndërkohë Benfika triumfoi në kohën shtesë ndaj Dinamos së Zagrebit. Surpriza e mbrëmjes ishte kualifikimi i Slavias së Pragës ndaj Sevijas. Goli i Olainkës në minutën e 119-të kualifikoi në çerekfinale çekët.