Shkodrania Elsidita Selaj nuk mund të synojë finalen e Europianit U22 të boksit që po zhvilohet në Rusi. Shkak është bërë gjendja e saj shendetësore, e cila e ka pamundësuar vijimin e rrugëtimit për boksieren shkodrane. Kanë qenë mjekët, të cilët po kujdesn për të, që e kanë “urdhëruar” të mos ndeshet. Ka qenë vetë trajneri i saj Jetmir Kuçi, ai që me një postim në FB ka treguar situatën, duke e ilustruar edhe me foto. “Gjendja shendetesore e Elsidites nuk esht ba e munder te vazhdoj rruges drejt finales, gjithsesi vendi tret europe eshte histori per shqiperin me respekt Jetmir”, shkruan Kuçi.
Por gjithsesi, Selaj nuk kthehet pa medalje. Ajo e ka siguruar atë pasi dy ditë më parë, mundi përfaqësuesen e Bjellorusisë në peshën 75 kg. Kjo është një arritje shumë e madhe për Elsiditën, trajnerin Kuçi por edhe Shqipërinë. Boksierja shkodrane brenda një viti, i ka sjellë vendit tonë dy medalje të rëndësishme europiane. /ShkodraWeb/