Përshendetje të gjithëve. Unë jam Emilia Koliqi kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës. Me profesion jam ekonomiste. Kam një periudhë gati 35 vjeçare eksperiencë në profesion dhe si ekonomiste në menaxhimin e financave dhe në veçanti në menaxhimin e financave publike dhe vendore.
Sot jam zëvëndëskryetare e Bashkisë Shkodër dhe që nga viti 2015 jam përballur, jemi përballur të gjithë me sfidën e madhe të reformës territoriale dhe të gjitha funksioneve të reja që u kaluan njësive të vetqeverisjes vendore. Për me thënë të drejtën si Shkodër, që patëm një rritje të një sipërfaqe prej gati 50 herë në krahasim me bashkinë ekzistuese, ishte me të vërtetë një sfidë e veçantë por të gjithë bashkë ja kemi dalë.
Unë do të them që në jetën time nga jam, nga një familje numeroze, kam pesë fëmijë dhe megjithëse kam qenë shumë e ngarkuar nga ana familjare por me mbështejten e madhe të familjes unë kam kaluar sfida të vazhdueshme dhe jam rrit nga ana profesionale e në vazhdimësi dhe besoj që gratë me mbështetje nga të gjitha anët me mundësinë e shkollimit, me vullnet të madh dhe dëshirën për të ecur përpara janë në gjendje të përballojnë çdo sfidë dhe çdo detyrë që i ngarkohet.
Për mua është detyrë e vështirë edhe kjo detyrë që më është ngarkuar duke falënderuar strukturat që më kanë propozuar, strukturat e partisë, kryesinë, zotin Basha. E ndjej shumë përgjegjësi për këtë pozicion që më është vendosur në qarkun e Shkodrës. Unë do të them që qarku i Shkodrës e ka shumicën ose historikisht është i djathtë por vitet e fundit ka patur një zhgënjim të madh në të gjithë popullsinë dhe unë shpresoj që me këtë kandidim timin ti jap edhe një njëherë mundësinë të gjithëve që të rikthehet shpresa me gjithë politikën ose me të gjithë programin që ka Partia Demokratike, ti kthehet edhe njëherë jo vetëm shpresa e këtyre që janë sot që jetojnë në Shqipëri por edhe fëmijëve tanë që janë jashtë dhe të fëmijëve që janë përsëri këtu që të mos largohen jashtë në emigracion.
Unë për vete kam dy fëmijë që kanë studiuar jashtë dhe jam e para që deri tani i kam thënë të mos kthehen sepse nuk e shihja një perspektivë por me ardhjen në qeveri të Partisë Demokratike besoj edhe njëherë në rikthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ashtu siç ishte para disa viteve kur ato u rikthyen nga emigracioni me kursimet e tyre dhe filluan të investonin në ekonominë shqiptare, mendoj edhe besoj që ato përsëri do të rikthehet dëshira dhe mundësia për ti dhënë sa më shumë Shqipërisë. Ju faleminderit! /Fjala e mbajtur nga Emilia KOLIQI, kandidate për deputete e PD- së Shkodër gjatë prezantimit të Programit pët Barazinë Gjinore “Shqipëria fiton”/